
Ka pak ditë që kompani të autorizuara nga komuna e Prishtinës, kanë shënjuar hapësirat ku mund të lëvizin personat me biçikletë, por si duket kjo nuk po kuptohet nga drejtuesit e automjeteve. Shkruan Gazeta Projekti.
Ata parkojnë automjetet e tyre pikërisht në vendin e paraparë për të lëvizur me biçikletë në këtë rrugë. Për të mar lakmi nga ky shembull i keq si duket edhe punonjës të EULEXI-t kanë parkuar në mënyrë jo të zakonshme. Një lexues i portalit online “Gazeta Projekti” ka dërguar një foto ku shihet vetura e parkuar në vendin i cili është i destinuar për biçikleta. /GazetaProjekti/