Bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi, ka ofenduar rëndë veteranin Faik Fazliun, i cili u arrestua sot nga policia pasi thanë se i kishte kanosur zyrtarët policorë.
Krasniqi, ka ofenduar rëndë Fazliu, duke quajtur ‘’kurvar’’ të kafeneve të natës, në një koment në postimin e ministrit të Punëve të Brendshme, ku i reagonte veteranit, shkruan Gazeta Express.
“Kurvëria nëpër kafehane të natës nuk mbulohet me logon e UÇK-së! Veteran je në shpi e në publik kurse kur hyn kafehaneve të natës je kurvar dhe trajtohesh si i tillë”, ka shkruar ai në koment.
Ndërkaq, gjatë ditës ministri Sveçla ka thënë se “ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë fyhen e sulmohen gjatë ushtrimit të detyrës nga të ashtuquajturit “të fortët””.
Lidhur me deklaratat e kësaj natyre, OVL-UÇK ka paralajmëruar protestë masive.