970×90
970×90

Escobar: Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga SHBA

Escobar: Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga SHBA

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se SHBA-ja kundërshton kategorikisht kthimin e forcave serbe në Kosovë, që Serbia ka paralajmëruar se do ta kërkojë nga KFOR-i.

“Ne e kundërshtojmë këtë kategorikisht. Ne nuk e mbështesim këtë fare”, ka thënë Escobar për REL.

Më tej ai ka thënë se Kosova ka garanci shumë të qarta nga SHBA.

“Unë gjithashtu dua të them se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara”.

I pyetur se cili do të ishte reagimi i SHBA nëse Beogradi ndërmerr ndonjë inkursion të armatosur në veri të Kosovës, Escobar thotë se nuk beson se kjo do të ndodhë.

“E para, këtë nuk e pres. E dyta, Kosova ka garanci të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara, të manifestuara përmes pjesëmarrjes së saj në KFOR”, tha ai.

Ndryshe Escobar, të hënën dhe të martën qëndroi në Kosovë, ku është takuar me presidenten e vendit Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe përfaqësues të partive politike.

Pas takimit që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pati me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u tha se “është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe në rajon”, por nuk u dhanë më shumë detaje.

Të hënën, Escobar është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti.

“U diskutua për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit, veçanërisht në pjesën veriore të Republikë së Kosovës. U theksua se barrikadat në rrugë duhet të largohen menjëherë”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Kurti dhe Escobar thanë se barrikadat në rrugë duhet të largohen menjëherë.

Related posts