970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Escobar: Dorëheqjet e kryetarëve në veri do të ishin zgjidhja më e shpejtë dhe e lehtë

Escobar: Dorëheqjet e kryetarëve në veri do të ishin zgjidhja më e shpejtë dhe e lehtë

I dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar së fundmi ka folur për zgjedhjet e reja në katër komunat veriore si dhe rreth dorëheqjes së kryetarëve atje.

Rreth asaj se me dorëheqjen e kryetarëve do ishte zgjidhje më pak e komplikuar për veriun, emisari amerikan tha se nëse Kosova dëshiron zgjedhje të reja me pjesëmarrjen e serbëve, atëherë dorëheqjet janë rruga më e shpejtë dhe e lehtë.

Megjithashtu, Escobar u shpreh se po kërkohet çfarëdo mundësie brenda Kushtetës që do të mundësonte mbajtjen e zgjedhjeve, si dhe pjesëmarrjen e plotë të serbëve.

“Nëse doni të keni zgjedhje të reja me pjesëmarrjen e serbëve, mendoj se dorëheqjet janë rruga më e shpejtë, më e lehtë. Peticioni si nismë nuk është provuar ndonjëherë më parë. Në fakt, nuk ekzistojnë shumë nga rregulloret dhe ligjet për këtë. Megjithatë, po kërkojmë për çfarëdo mundësie brenda Kushtetutës, që do të mundësonte mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Po kërkojmë nga serbët që të marrin pjesë plotësisht në zgjedhje kur ato të vendoset të mbahen. Se si arrijmë deri aty, është çështje që do të diskutohet mes palëve. Por, gjithsesi besoj se dorëheqjet do të ishin më të shpejtat. Megjithatë, po e përcjellim situatën me shumë vëmendje”, tha Escobar në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Emisari amerikan ka folur aty edhe për telefonatën që ka pasur me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të cilin tha se nuk ka marrë ndonjë zotim konkret nga ai.

Escobar tha se Kryeministri Kurti u zotua vetëm se do të shkonte në Bruksel për takimin nesër, por asgjë më shumë rreth saj, ndërsa se ShBA dëshiron konkret nga Kosova lidhur me prezantimin e draftit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Related posts