
Tayna ka publikuar së fundi një imazh tejet të ‘nxehtë’ në bikini.
Pavarësisht që ajo dukej në super formë ka pas edhe të atillë që e kanë kritikuar.
Edhe moderatorit dhe aktori i njohur, Ermal Mamaqi në formë shakaje ka lënë një koment në fotografinë e fundit të reperes së njohur, shkruan Indeksonline.
“Lal duhet të ulesh nga ana tjetër. Ajo e gjata aty përballë është mbështetësja. Kto 2 anash janë për duart. Atë poshtë e ke ok, dmth aty e ke gjet, se për tu ulur është” ishte komenti i Ermalit.
Ndërsa, i menjëhershëm ishte edhe reagimi I Taynas “ lal edhe titulli “2 gisht mjaltë” s’e kemi kuptuar po prap na pëlqej filmi, thjesht shijo pamjen” ka shkruar Tayna.
Ndryshe, Tayna së shpejti pritet të sjell projekte të reja.
