Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Bukuroshja shqiptare nuk po ka kohë për pushim si pasojë e angazhimeve të shumta me koncerte anembanë botës.
Ajo muaj më parë mbajti një koncert në kryeqytetin kosovar të Prishtinës, me rastin e përvjetorit të dhjetë të pavarësisë.
Por, 27-vjeçarja do të paraqitet gjatë verës edhe në një koncert në një prej shesheve të qyteteve shqiptare.
Ora do të perfomojë më 3 qershor në kryeqytetin shqiptar të Tiranës, konfirmon i pari i këtij qyteti, Erion Veliaj.
“Jam shumë i lumtur që do të mirëpresim Rita Orën në 3 Qershor në Tiranë, për një super koncert në sheshin “Skënderbej”. Kjo verë nuk do të harrohet kollaj!”, ka shkruar në llogarinë personale të Facebook, Veliaj.
Kujtojmë se kjo nuk është hera që parë që Rita do të shfaqet në Shqipëri pasi që edhe më 28 Nëntor të vitit 2012 kishte performuar me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë. /Telegrafi/