970×90
970×90
970×90
970×90

Erion Veliaj: Këtë vit dua një fëmijë që t’i ngjajë Ajolës

Erion Veliaj: Këtë vit dua një fëmijë që t’i ngjajë Ajolës

Nuk mungon pyetja për një fëmijë dhe nuk do mungonte sigurisht as sot, në programin “Në Kurthin e Piter Panit”. “Kujt do doje t`i ngjante fëmija yt”, e pyeti lali Erin një nga fëmijët dhe ai dha atë përgjigjen që i ngroh zemrën çdo gruaje. “Shpresoj që t`i ngjajë teta Ajolës. Është shumë e bukur dhe shumë e zgjuar”, tha ai, kurse Alketa shtoi se do të kishte sharm.

Erion Veliajt i sollën për vizitë një bebe vajzë të vogël veshur në rozë, meqë shprehu dëshirën për të pasur një vajzë. Detyra dhe prova e kryetarit të Bashkisë ishte ta ushqente me biberon. Jo dhe aq mision i thjeshtë, por as i pamundur. Provat e biberonit i bëri live në mes të skenës dhe e kaloi me sukses.

Related posts