Presidenti i Turqisë Erdogan ka bërë një deklaratë të fortë në daljen e tij publike të fundit duke thënë se turqit duhet të bëhen gati për Luftën e Tretë Botërore.
“Amerikanët kanë 20 baza në Siri. Kanë dërguar 5 000 kamionë me armë dhe pajisje ushtarake tek kurdët aty. Kjo e dini se çfarë do të thotë? Ata s’do t’i përdorin ato kundër rusëve, por kundër nesh dhe Iranit dhe kjo do të thotë Luftë e Tretë Botërore. Duhet të përgatitemi për këtë”., – tha Erdogan duke marrë duartrokitjet e sallës duke shtuar se Turqia prodhon armë sepse ka fqinj të këqij, shkruan portali grek “Militaire.gr”.
Kjo deklaratë e fundit ka shkaktuar shqetësim edhe në Greqi pas tensioneve mes dy vendeve.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/erdogan-thirrje-te-frikshme-popullit-behuni-gati-per-luften-e-trete-boterore-511907/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright