![Erdit Hazizaj, oficeri i policisë i trajnuar nga Amerikanët që synon të fitoj bindshëm bashkinë e Roskovecit](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/04/B707440A-6EB8-47F6-A497-D964A26DE983.jpeg)
Erdit Hazizaj është 45-vjeçari, babai i dy fëmijëve, oficeri i lartë i policisë që la karrirën për të garuar dhe që synon të marr kreun e bashkisë së Roskovecit.
Pasi ka mbaruar Akademini e Rendit në vitin 2000, i etur për dije e nivel arsimor Erditi në vitin 2009 mbaroi dhe fakultetin e Drejtësisë me rezultate shumë të mira.
Duke pasur rezultate të kënaqëshme ai ka punuar në shumë komisariate e drejtori policie ku ka mbajtur nga pozicionet më të thjeshta dhe deri ato më të larta si:
Specialist Krimesh DVP Durrës
Shef Seksioni Ersekë
Shef Seksioni Pogradec
Oficer Specialist Krujë
Shefi Krimeve ndaj Jetës DVP Tiranë
Shef Stacioni Polican
Shefi Sektorit kunder krimit te organizuar DVP Berat
Specialist Hetimi D.P.P
Shef Komisariati Peqin
Shef Qarkullimi Kavajë etj.
![](https://alb365.com/wp-content/uploads/2023/04/fb_img_16811104722005022800927268364420-1024x683.jpg)
Erdit Hazizaj është trajnuar nga ekspertët amerikan të sigurisë dhe rendit, ku është vlerësuar me disa certifikata kualifikimi. Hazizaj ka provuar që të “mbajë” mbi shpatullat e tij nga detyrat e thjeshta në Policinë e Shtetit si specialist hetimi ne Drejtorinë e Pastrimit Parave dhe deri në shef qarkullimi, shef komisariati.
Korrektesa, pastërtia e fugurës, i pakorruptuar, ndershmëria, dashamirësia dhe urtësia me kolegët e komunitetitn ku ka punuar kanë qënë virtytet e figurës së policit që kërkon sot koha ku jetojmë , koha ku dhe ne po integrohemi për të qënë pjesë e Bashkimit Europian, ëndrra e shqiptarëve për të qënë edhe ne pjesë e Europës.
![](https://alb365.com/wp-content/uploads/2023/04/fb_img_16811104621396921630562388789747-860x1024.jpg)
Duke parë vetitë dhe cilësitë e policit “modern” që koha sot kërkonë, autoritetet amerikane e kanë përfshirë Erdit Hazizaj në disa trajnime duke e çertifikuar për rezultatet e aftësitë e tij të larta profesionale.
Djal i qetë, familjar ashtu si e thonë edhe në dokumentat e tij profesionale të punës agjent i fshehtë dhe me etikë të lartë profesionale ai nuk para rri lokaleve, apo zyrave në këto ditë të ngjeshura fushate elektorale, atë e gjen kokë më kokë, shtëpi më shtëpi nga njëri cep i bashkisë Roskovecit më cepin tjetër.
Ai nuk bën dallime nëse je me bindje të djathta apo të majta, si i takon, ulet, bisedon, njihet me hallet e problemet e tyre.
Ai u sugjeron banorëve që kanë probleme si të kërkojnë të drejtat e tyre, ku të marrim dokumenta, ku të trokasin në dyer institucionesh që e kanë për detyrë që tu përgjigjen e ti zgjidhin.
Ai u thotë se pas 14 Majit dyert e bashkisë që ai do drejtojë do jenë të hapura për qytetarët sepse bashkia është institucioni i tyre, punonjësit e saj marrin rrogën nga taksat e tyre dhe e kanë për detyrë që ti presin, ti dëgjojnë e tu afrojnë zgjidhje, jo si kjo bashki sot që është hermetike dhe as i pret e as i zgjidh askush dhe askënd.
![](https://alb365.com/wp-content/uploads/2023/04/fb_img_1681110544459150204325359202534.jpg)
Ashtu si “i fshehtë”, që është trajnuar si hetuesi i pastrimit parave ai ka “qepur” shumë dosje, dokumenta e shkelje ligjore që kryetarja në detyrë e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, ka kryer e të gjitha k’to do i drejtohen organeve hetuese te drejtësisë në Fier e në Tiranë sepse askush cilidoqoftë nuk mund të luaj , të përvetësoje e abuzojë me fondet publike, denoncime që edhe dega e PD e Roskovecit ka bërë publike disa herë duke u drejtuar edhe SPAK-ut që të nisi sa më parë hetimet për Majlinda Bufin, kryetaren në ikje të bashkisë.