Kongersisti amerikan, Eliot Engel u prit në takim edhe nga zëvendëskryeministri dhe ministri i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli.
Pacolli e vlerësoi kontributin e Engel që ka dhënë për Kosovën.
“Mëngjesin e sotëm, pata nderin ta kaloj së bashku me mikun e madh të Kosovës, kongresmenin Eliot Engell. Kontributi i Engel per vendin tonë është i njohur nga secili qytetar i Kosovës.
Kongresmeni Engel edhe sot nga pozicioni i udhëheqësit të komitetit për politikë të jashtme në kongresin e SHBA, ndihmon fuqizimin dhe zhvillimin e vendit tonë. Faleminderit kongresman Engel.”, ka shkruar Pacolli në profilin e vet në “Feacebook”.