970×90
970×90

Ende nuk dihet se kur mund të fillojë ndërtimi i stadiumit nacional të Kosovës

Ende nuk dihet se kur mund të fillojë ndërtimi i stadiumit nacional të Kosovës

Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka ngritur disa pyetje për stadiumin nacional të Kosovës, pyetje këto që iu është përgjigjur ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi.

Deputeti Haxhiu ishte i interesuar të di se kur do të fillojë ndërtimi i këtij stadiumi dhe arsyen pse është zvogëluar buxheti për ndërtimin e tij.

“E nderuar ministre pasi MKRS ka përfunduar studimin e filizibitetit dhe është përfunduar projekti për stadiumin nacional përse MKRS nuk po fillon procedurat për ndërtimin e stadiumit nacional, përse është zvogëluar shuma nën tre milionë e gjysmë euro dhe a mund të ndërtohet stadiumi prej 30 mijë ulëseve me 3 milionë e gjysmë euro”, deklaroi Haxhiu.

Ndërsa, ministrja Dumoshi u përgjigj se shumë shpejt do të ndërmarr veprime për sigurimin e buxhetit të plotë për këtë stadium dhe do të kërkojë nga UEFA e FIFA, rekomandimet rreth ndërtimit të këtij stadiumi.

“MKRS do të ndërmerr veprimet për sigurimin e buxhetit pas përfundimit të vlerësimit nga komisioni që fizibiletin në konceptin e projektit e përmbush rekomandimet e dalura si rezultati fizibilitetit. Pra për shkak që bëhet fjalë për produktin përfundimtar do të analizojmë dhe do ta rishikojmë me kujdes projektin dhe gjatë kësaj periudhe do të kërkojmë nga UEFA dhe FIFA sugjerimet ose rekomandimet për porosinë kryesore që këto dy organizata ndërkombëtare të futbollit të jenë gjithashtu pjesë e investimit”, tha Dumoshi.

Dumoshi gjithashtu bëri të ditur se me përfundimin e procedurave gjyqësore me kompaninë që ka hartuar projektin e stadiumit nacional, do të nis edhe ndërtimi i këtij stadiumi.

Related posts