
Katër politikanë do ta përfaqësojnë Serbinë në takimin e 4 shtatorit në Uashington, konkretisht në Shtëpinë e Bardhë.
Gazeta e njohur, “Danas” ka treguar emrat që ta përfaqësojnë Beogradin zyrtar në këtë takim, i cili do të jetë më shumë i karakterit ekonomik, transmeton Indeksonline.
Prijës i grupit padyshim se do të jetë presidenti, Aleksandër Vuçiq.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Marko Gjuriq.
Ministri i Financave, Sinisha Mali.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Marko Cadezh.