970×90
970×90

Emmerson: Dy gjykime ndërkombetare konstatuan se UÇK nuk kishte politikë të sulmit kundër civilëve

Emmerson: Dy gjykime ndërkombetare konstatuan se UÇK nuk kishte politikë të sulmit kundër civilëve

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka thënë se janë dy procese gjyqësore ndërkombëtare që kanë konstatuar se Ushtria Clirimtare e Kosovës nuk kishte politikë të sulmit kundër civilëve.

Ai këto komente I bëri në konferencen e sotme statusore në të cilën po diskutohen disa pika para se të fillojë procesi gjyqësore, që sipas të gjitha pritjeve mund të ndodhë nga muaj mars.

“Dy gjykime, ai i Haradinjat dhe Limajt, kanë konkluduar se nuk kishte politikë të UCK të sulmonte civilet”, ka thënë Emmerson, teksa po përgjigjë ne diskutimin rreth pikes që ka të bëjë me akuzën për krime kundër njerëzimit.

Një nga tjerat diskutime të rendësishme sot ishte edhe juridiksioni kohor i konfliktit të armatosur. Për këtë cështje, mbrojtja e të akuzuarve theksoi se ka mospërputhje rreth periudhes së nisjes dhe mbarimit të konfliktit mes Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara dhe vendimeve nga Tribunali Ndërkombëtar për Ish Jugosllavi – por edhe fakteve të tjera.

Avokati i Hashim Thacit, Luka Misteic, në këtë drejtim tha se faktet që përdor Prokuroria e Specializuar janë të njetat me ato që kishte perdorur edhe Tribunali për ish Jugosllavi.

Related posts