I është bërë ves postimi i fotove me bikini në Instagram, aq më shumë tani që Emily Ratajkowski e përdor rrjetin social për të promovuar linjën e saj të bikinive.
Modelja 26-vjeçare shpërndau me ndjekësit e saj të shtunën disa foto me bikini nga linja “Inamorata Swim”.
Disa ditë më parë, Emily publikoi foto thuajse nudo, duke theksuar se i ka realizuar posaçërisht për bashkëshortin e saj, Sebastian Bear McClard. Dhe duket se foto të tilla të bashkëshortes, Sebastianit i pëlqejnë, pasi ka qenë ai vetë që e ka ndihmuar Emilyn t’i realizojë ato.