Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi, nga sot është pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka njoftuar se deputetja e pakicave, Emilja Redzepi, është bërë pjesë e partisë së tij. Kësisoj AAK-së i rritet Grupi Parlamentar në 12 deputetë.
Ky është shkrimi i Nitajt:
”Emilija Rexhepi i bashkohet GP të AAK
Emilija Rexhepi, njëra prej deputeteve më të përgjegjshme të Kuvendit të Kosovës, prej sot i është bashkuar Grupit Parlamentar të AAK-së!
E vlerësojmë si shenjë të rritës sonë parlamentare dhe një mundësi më shumë që zëri ynë të jetë edhe më fortë në Kuvend. Njëkohësisht edhe mbështetje më e madhe për Qeverinë Haradinaj!
Mirë se erdhe Emilija Rexhpi!”