
Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Anna, po vazhdon të korrë suksese në botën e muzikës.
Anna, përveç se është modele, ajo ka sjellë në treg disa këngë që janë mjaft të dëgjuara në Kosovë.
Projekti i fundit, ‘’Havana’’, në bashkëpunim me reperin Ben7amin, siç duket ka frymëzuar edhe Elvana Gjatën në projektin e saj të fundit, ‘’Fustani’’, shkruan Gazeta Projekti.
Anna, nëpërmjet një statusi në Facebook, është shprehur e indinjuar se si Elvana ka kopjuar njërin ndër fustanat e shfaqur në videoklip. Gjithashtu edhe një pjesë e tekstit të këngës ‘’Havana’’, është përdorur në këngën e Elvanës dhe Capital T.