Sa herë përmendet emri i saj gjithmonë na shkon mendja tek bukuria, natyraliteti, ëmbëlsia e muzika origjinale.
Elvana Gjata gjithnjë ka ditur ta bëj publikun për vete, ajo është në mesin e atyre këngëtareve që janë të rezervuara, por dinë të jenë edhe modeste. Ndërsa kur jemi tek projektet muzikore, pa dyshim që çdo këngë e saj thuajse është shndërruar në hit. Së fundmi erdhi me albumin “3” të cilin e promovoi me një koncert mes miqsh e mysafirësh në Tiranë, ku realizoj edhe një dokumentar pikërisht për krijimin e këtij albumi, shkruan Indeksonline.Elvana gjithashtu ka realizuar edhe disa fotosesione, pjesë nga i cili album po shpalos çdo ditë për ndjekësit e saj në rrjete sociale.
E sot ajo ka vendosur ta postoi një fotografi ku shfaqet si një samaruai, por në versionin modern, ndërsa si gjithmonë rrezaton me bukurinë e saj./Indeksonline/