970×90
970×90
970×90
970×90

Elon Musk blen Twitter-in për 44 miliardë dollarë

Elon Musk blen Twitter-in për 44 miliardë dollarë

Bordi i Twitter ka rënë dakord për t’i dhënë median sociale njeriut më të pasur të botës, Elon Musk, me një ofertë prej 44 miliardë dollarësh.

Musk, i cili bëri ofertën shokuese më pak se dy javë më parë, ka pohuar se ai është personi i duhur për të “zhbllokuar potencialin e jashtëzakonshëm” të medias sociale.

Ai bëri thirrje për një sërë ndryshimesh që nga lehtësimi i kufizimeve të përmbajtjes deri te zhdukja e llogarive false.

Firma fillimisht kundërshtoi ofertën e Musk, por tani do t’u kërkojë aksionarëve të votojnë për të miratuar marrëveshjen.

Sipas revistës Forbes, Musk është njeriu më i pasur në botë, me një vlerë neto prej 273.6 miliardë dollarësh. Të ardhura këto të akumuluara  kryesisht për shkak të aksioneve të tij në prodhuesin e automjeteve elektrike Tesla, të cilin ai e drejton. Ai gjithashtu drejton firmën e hapësirës ajrore SpaceX.

“Fjala e lirë është themeli i një demokracie funksionale dhe Twitter-i është sheshi digjital i qytetit ku debatohen çështje jetike për të ardhmen e njerëzimit”, tha ai në një deklaratë duke njoftuar marrëveshjen.

“Unë gjithashtu dua ta bëj Twitter-in më të mirë se kurrë duke përmirësuar produktin me veçori të reja, duke i bërë algoritmet me burim të hapur për të rritur besimin, duke mposhtur spam bots dhe duke vërtetuar se të gjitha llogaritë janë origjinale,” shtoi ai.

“Twitter ka një potencial të jashtëzakonshëm – mezi pres të punoj me kompaninë dhe komunitetin e përdoruesve për ta zhbllokuar atë”.

Bret Taylor, kryetar i bordit të Twitter, tha se kishte kryer një “proces gjithëpërfshirës” për të vlerësuar propozimet e Musk për firmën.

“Transaksioni i propozuar do të sjellë një premium të konsiderueshëm parash dhe ne besojmë se është rruga më e mirë përpara për aksionerët e Twitter”, tha ai.

Related posts