
Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, njëherësh kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë i Dhomës së Përfaqësuesve, pritet që të qëndrojë sot në Kosovë.
Engel do të marrë pjesë në manifestimet me rastin e ditës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara dhe përurimin e ndërtesës së ambasadës amerikane në Prishtinë.
Gjatë ditës së djeshme, Engel ka qëndruar në Beograd ku ka takuar edhe presidentin Aleksandar Vuçiq, ndërsa është paralajmëruar edhe një vizitë në Luginën e Preshevës.