970×90
970×90

Eleni Foureira zbulon te dashurin

Eleni Foureira zbulon te dashurin

Prej kohësh, faqet rozë kanë postuar lajme për jetën private të Eleni Foureira, edhe pse ajo vetë është përpjekur që gjithçka ta jetojë larg syze kureshtarë të publikut.

Së fundi, vetë këngëtarja me origjinë shqiptare ka vendosur të postojë disa foto me partnerin, sportistin spanjoll Alberto Botian, me të cilin ka një lidhje të gjatë.

Duket se lidhja e çiftit po bëhet më serioze, ndaj edhe duket se sportisti dhe këngëtarja me origjinë shqiptare nuk kanë më arsye për t’u fshehur siç kanë bërë gjatë këtyre viteve.

Edhe pse futbollisti i njohur nuk ka dëshirë të jetë në qendër të vëmendjes, aq më tepër edhe në rrjetet sociale, tashmë ka vendosur të bëjë një ndryshim duke u shfaqur në faqen zyrtare të këngëtares dhe duke pozuar para pasqyrës bashkë me të.

Kjo nuk është hera e parë, në fakt, që Alberto shfaqet publikisht në rrjet për partneren e tij. Pak kohë më parë, ai postoi një mesazh për të, me rastin e publikimit të këngës së saj të re “I can”.

Nuk dihet nëse çifti ka në plan të zyrtarizojë lidhjen së shpejti, por për momentin ata duken të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Related posts