Kompania “Lion Mode”, e cila është e specializuar në fushën e financave, ka bërë një njoftim të rendësishëm për të gjithë klientët për marrëveshjen e ndodhur në mes, Republikës së Kosovës dhe shtetit të Çekisë për eleminnimin e tarifave të dyfishta, shkruan Gazeta Projekti.
Lion Mode në njoftimin e tyre kanë sqaruar se pse kjo ngjarje është një hap i rëndësishëm për lidhjet ekonomike midis dy vendeve tona dhe për bashkëpunimin e tyre.
Komunikata e Plotë:
Në datën 24 Korrik, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se marrëveshja për eliminimin e tatimeve të dyfishta me Çekinë është hyrë në fuqi. Ky ngjarje është një hap i rëndësishëm për lidhjet ekonomike midis dy vendeve tona dhe për bashkëpunimin e tyre.
Eliminimi i tatimeve të dyfishta ka një rëndësi të madhe për qytetarët dhe bizneset që operojnë në Kosovë dhe Çeki. Kjo masë do të lehtësojë barrën fiskale për ta, duke u dhënë një mundësi më të mirë për të zhvilluar aktivitetin ekonomik dhe investuar në të dyja tregjet.
Bashkëpunimi dhe partneriteti i Çekisë në arritjen e kësaj marrëveshjeje janë vlerësuar thellësisht. Kjo marrëveshje sjell një frymë të re për lidhjet midis dy vendeve dhe do të kontribuojë në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet tyre.
Ne shpresojmë se kjo hap do të forcojë bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe Çekisë dhe do të ndihmojë në krijuar një mjedis më të favorshëm për investime dhe zhvillim të mëtejshëm ekonomik për të dyja vendet.