970×90
970×90

EL CHAPO i vrau vetë truprojat e tij

EL CHAPO i vrau vetë truprojat e tij

Ish-truproja e bosit meksikan të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman, ka thënë se ky i fundit torturoi personalisht dhe vrau rivalët e tij, transmeton KTV.

Në dëshminë më të tmerrshme të deritanishme, Isaia Valdez Rios, tha se personalisht e kishte parë El Chapon duke rrahur brutalisht të paktën tre burra, para se t’i qëllonte për vdekje.

Guzman, 61 vjeç, përballet me 17 akuza, duke përfshirë trafikimin dhe pastrimin e parave, dhe mund të burgoset për jetë.

Ish-shefi i kartelit Sinaloa u burgos në vitin 2016, pasi u arratis nga burgu. Ai përdori një tunel për të dalë nga burgu në Meksikë, por u arrestua pesë muaj më vonë dhe u ekstradua në SHBA në vitin 2017.

Related posts