970×90
970×90
970×90
970×90

Ekzekutohen me rritje pensionet për kategoritë e luftës

Ekzekutohen me rritje pensionet për kategoritë e luftës

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se të mërkurën e 15 janarit janë ekzekutuar pagesat e pensioneve për të gjithë pensionmarrësit.

Në njoftimin e bërë, Ministri Murati ka thënë se pensionamrrësit e skemave të kategorive të luftës kësaj radhe janë me rritje prej 20 për qind, por për disa kategori siç janë “familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së apo familjet e të vrarëve dhe të zhdukurve civilë”, ato kanë rritje edhe më të lartë

Njoftimi i plotë:

Sot është procesuar pagesa e pensioneve që parashihen të paguhen në datën 15 të muajit.

E veçanta është se të gjithë pensionmarrësit e skemave të kategorive të luftës, sot e kanë marrë pensionin me rritje prej 20%, e për disa prej kategorive siç janë familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së apo familjet e të vrarëve dhe të zhdukurve civilë rritja është edhe më e lartë.

Pensionet për këto kategori nuk ishin rritur as në Qeverinë Mustafa (PDK-LDK) kur ministër i financave ishte Avdullah Hoti, e as në Qeverinë Haradinaj (PDK-AAK-Nisma) kur ministër i financave ishte Bedri Hamza.

Qeveria për të gjithë!

Related posts