970×90
970×90

Ekspertja amerikane për situatën në veri: BE duhet ta kuptojë që Serbisë duhet t’i vihen disa kufij

Ekspertja amerikane për situatën në veri: BE duhet ta kuptojë që Serbisë duhet t’i vihen disa kufij

Situata në pjesën veriore të Mitrovicës vazhdon të jetë e tensionuar. Si rrjedhojë në disa rrugë, serbët tashmë kanë vendosur edhe barrikada për ta pamundësuar lëvizjen e lirë. E situata në veri të Kosovës, për dallim nga herët tjera, është më serioze dhe mund të përshkallëzohet për shkak të provokimeve shtesë, si nga Beogradi, ashtu edhe nga ndikimi rus. Kështu thotë në një intervistë për REL-in Ivana Stradner, bashkëpunëtore shkencore në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington.

Stradner thotë se thotë se BE duhet të jetë sa më e ashpër me Beogradin zyrtar.

Bashkimi Evropian duhet ta kuptojë që Serbisë duhet t’i vihen disa kufij. Pra, ndihma më e paktë financiare apo masa të tjera shtesë. Serbia ende nuk i ka vendosur sanksione Rusisë. Pra, nuk është e mjaftueshme që Bashkimi Evropian vetëm të nisë një plan të tillë dhe të mendojë se çështja do të zgjidhet. Vetëm t’ua përkujtoj se para disa javësh (kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep) Borrell tha hapur se shpreson që ky është fundi i situatave intensive ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nuk kanë kaluar as disa javë dhe ja, tashmë jemi, siç ka thënë ambasadori rus, buzë konfliktit”, ka thënë ajo.

Tutje në intervistën për Rdion Evropa e Lirë, Strander thekson se “Rusisë i konvenon konflikti në Ballkan” dhe aty po zhvillon luftë hibride.

Rusisë, për ta destabilizuar Perëndimin, nuk i duhet që t’i shtyjë tanket në Uashington ose Bruksel, por i mjafton që të krijojë vatra të reja, në mënyrë që pesha e përqendrimit të zhvendoset plotësisht në veprimet tjera. Dhe, këtu nuk bëhet fjalë vetëm për Kosovën”, thotë Stradner.

Related posts