970×90
970×90
970×90
970×90

Ekspertët japonezë tregojnë në tetor se çka po e ndot ajrin në Kosovë

Ekspertët japonezë tregojnë në tetor se çka po e ndot ajrin në Kosovë

Ajo tha se rezultatet preliminare do të dalin në tetor, pas një studimi të hollësishëm njëvjeçar nga ekspertët japonezë.

“Projekti që po realizohet në bashkëpunim me JICA-n japoneze në fushën e mjedisit e posaçërisht në zvogëlimin e ndotjes së ajrit është shumë i rëndësishëm për shtetin e Kosovës, pasi që fusha e mjedisit mbetet ende problematike. Prandaj, me anë të këtij projekti katër milionësh, ne do të listojmë emetuesit e mëdhenj të gazrave dhe në këtë mënyrë do të dizajnojmë politikat zhvillimore për kontrollimin e ndotjes së ajrit”, tha Reshitaj.

MMPH po ashtu tha se në fund të këtij projekti do të ketë një plan të qëndrueshëm dhe efikas të monitorimit të ndotjes së ajrit.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i JICA-s, Yamanda Taizo, ka thënë se projekti i nisur vitin e shkuar është tejet i rëndësishëm për kontrollin e ajrit.

“Projekti ka për qëllim që të zhvillojë kapacitetet e palës kosovare për trajtimin e ndotjes së ajrit. Ky projekt ka filluar vitin e kaluar dhe për më pak se një vit, pala kosovare ka nisur shumë punë të rëndësishme për kontrollin e ndotjes së ajrit me ekspertët e JICA-s”, tha Taizo.

Në kuadër të këtij projekti katër milionësh, parashihet analizimi i cilësisë së ajrit, listimi i burimeve të mëdha të ndotjes dhe vlerësimi i masave të kontrollit të ndotjes së ajrit.

Related posts