970×90

Eksluzive: Formacioni zyrtar i Kosovës për ndeshjen me Danimarkën

Eksluzive: Formacioni zyrtar i Kosovës për ndeshjen me Danimarkën


Sot, në orën 19:00, në “Fadil Vokrri” “Dardanët” do të provojnë forcat me një kundërshtar të nivelit të lartë, sfidë që shërben si matës për përballjet e ardhshme në Grup A kualifikues.

Trajneri Bernard Challandes dhe stafi i tij kishin në dispozicion të gjithë futbollistët e grumbulluar në seancën e fundit stërvitore, megjithatë, dy prej tyre, konkretisht Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli, u stërvitën të diferencuar dhe do të mungojnë në këtë sfidë.

IndeksOnline mëson eksluzivisht formacionin startues të “Dardanëve”, ku Challandes ka pritur të startoj me formacionin e zakonshëm 4-2-3-1.

Ky është formacioni zyrtar:

Muric, Paqarada, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Halimi, Shala, Rashica, Celina, Zeneli, Muriqi.

Në mungesë të Samir Ujkanit i cili është në bankën rezervë, shiritin e kapitenit do ta mbaj mesfushori Herolind Shala.

Related posts