970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

EKSKLUZIVE: Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë mund të mbahen gjatë muajit qershor

EKSKLUZIVE: Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë mund të mbahen gjatë muajit qershor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka sfiduar partitë politike opozitare për zgjedhje të parakohshme të cilat sipas tij do të mbahen sa më shpejt, shkruan Gazeta Projekti.

Kryeministri ka thënë se partia që ai drejton, Lëvizja Vetëvendosje, është e gatshme për zgjedhje sa më parë. Kurti ka shkuar deri në atë pikë se nëse opozita aktuale nuk i ka numrat për ta çuar Kosovën në zgjedhje të reja, mund t’ia bëjë vetë ai.

“A do të ketë zgjedhje para 4-vjetorit të qeverisjes suaj?”, ishte pyetja drejtuar Kurti në një intervistë për RTK-në.

“Kjo është e vetmja pyetje që ma bëtë sonte për opozitën, ata duhet ta thonë fjalën e tyre unë nuk mund te shkoj në zgjedhje pa opozitën, pra, Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nga viti 2020 ka treguar që për shpërndarje të Kuvendit duhen 2/3 dhe nuk ka mundësi tjetër që automatikisht të shkohet në zgjedhje, tha ai.

“Mund t’i bëjnë bashkë me neve, kjo është ofertë e imja”, u shpreh Kurti. “Unë po them që po shkojmë në zgjedhje kur dëshiron opozita. Ne i ndihmojmë opozitës nëse dëshirojnë të shkojnë në zgjedhje”, tha ai. “Gjithmonë gati për zgjedhje”, u shpreh Kurti.

Por siq mëson “Gazeta Projekti” nga burimet e saj vendi pritet të shkoj në zgjedhje jo më largë se në qershorë të këtij viti, për këtë tashmë ka edhe dakordime nga spektri politikë në Kosovë.

Lumir Abdixhiku nga LDK tash e një kohë është duke mbajtur takime të shumta nëpër degë të LDK-së për mibilizimin e kësaj partie.

Abdixhiku ka thënë se LDK-ja është e gatshme për zgjedhje që nga nata e mbrëmshme.

Nëse Kurti është dorëzuar e duket se është dorëzuar, le të jap dorëheqje. Pra nëse është dorëzuar le të jap dorëheqje. Por le të ia shpjegoj popullit pse po i lë. LDK-ja nuk bën mocion të shpërbërjes së Kuvendit, por është e gatshme për zgjedhje prej sot. Është e gatshme edhe për qeverisje pas zgjedhjeve”, ka thënë Abdixhiku.

“Nëse është dorëzuar, le të jep dorëheqje. Po kërkon zgjedhje, të bëhet viktimë, të thotë: ‘më rrëzuan’”, u shpreh kryetari i LDK-së. “Le të jap dorëheqje”, përsëriti Abdixhiku.

Po ashtu edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe lideri i saj Ramush Haradinaj tashmë kanë bërë të gjitha pëegaditjet për zgjedhje të parakohsme. Koalicioni me Fatmir Limajn dhe  vizitat e tij nëpër diasporë dhe Kosovë ku ka takuar përkrahës të partisë, tregojnë se ata veç janë gati për zgjedhje të parakohshme në Kosovë.

Burime të portalit online “Gazeta Projekti”, bëjnë me dije se tashmë ekziston edhe një dakordim në mes partive politike se vendi të shkoi në zgjedhje gjatë këtij viti jo më largë se gjatë muajit qershor.

Related posts