970×90
970×90

Ekskluzive: Rita Ora sot vjen në Kosovë

Ekskluzive: Rita Ora sot vjen në Kosovë

Këngëtarja me famë botërore nga Kosova, Rita   Ora, sot vjen në Kosovë. Burime të portalit GazetaProjekti, marrin vesh se ajo sot ateron në aeroportin e Prishtinës rreth orës 18:30 minuta. Kohë më parë është raportuar se Rita do të vie për një aksion humanitar. 

Këngëtarja shqiptare u emërua ambasadore e shtëpisë së modës “Escada” në janar, duke bashkuar forcat me drejtorin e dizajnit global “Escada”, Niall Sloan, për të krijuar një koleksion të veçantë të çantave që debutoi të enjten më 28 mars në dyqanet online të “Escada”, dhe janë në shitje në mbarë botën për 1,195 dollarë.

Nga çdo produkt i shitur, 40 euro do të shkojnë për bamirësi, për organizatën “Women for Women International”, e cila synon të ndihmojë të mbijetuarat femra të luftës që të rindërtojnë jetën e tyre. Donacionet do të financojnë përpjekjet e organizatës në Kosovë.\

Related posts