
Liderët e koalicionit qeverisës, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, mbrëmë kanë zhvilluar një takim, ku ishte i pranishëm edhe presidenti Hashim Thaçi. Transmeton GazetaProjekti.
Takimi u mbjatë në shtëpinë e Pacollit në Hajvali.
Burime të gazetës “Projekti” kanë bërë me dije se në këtë takim është diskutuar për ngjarjet e fundit në vend, veçanërisht për taksën, ku sipas këtyre burimeve nuk ka përafrim të qëndrimeve në këtë temë, në pezullimin e taksës ndaj produkteve të Serbisë. Po të njejtat burime theksojnë pozicionimin e Kryeministrit Haradinaj i cili i’u ka përseritur krereve të shtetit se taksa nuk do të largohet