Art Kurti, aktori gjakovar që së fundi u angazhua si këshilltar në kabinetin e kryetarit të Komunës së Gjakovës, dyshohet se u vetëvra.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Express se po heton rrethanat për vetëvrasje, në rastin e aktorit nga Gjakova, i cili u gjet i vdekur me një plumb në kokë në një veturë në fshatin Goden, në periferi të qytetit.
“Dyshimet e para çojnë në dyshime për vetëvrasje. Në veturë është gjetur vetëm një armë dhe viktima ka pasur një fishek të shkrepur në kokë”, ka thënë për Express Kristë Gjoka, komandat i policisë në Gjakovë.
Vetura në të cilën është gjetur i vrarë Art Kurti, këshilltar për rini në kabinetin e kryetari të Komunë së Gjakovës, ka qenë e një shoku të tij.
Të afërm me aktorin kanë rrëfyer për Gazetën Express se i riu gjatë kohëve të fundit ka shfaqur shenja depresioni, sikurse ka folur edhe për probleme personale.
Art Kurti u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm, në orën 07:50 në një veturë në rrugën Gjakovë-Goden në vendin e quajtur Qafa e Zabelit. /GazetaExpress/.