![Ekskluzive: Leonorad Llolluni kandidat i AAK-së për kryetar të Komunës së Junikut](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/04/973223F4-FB33-45D0-AAB7-465CCAB9927A.jpeg)
Kryetari aktual i degës së AAK-së në Junik, Leonard Llolluni do të jetë kandidat për krytear të Junikut në zgjedhjet që do të mbahen në vitin 2025, shkruan Gazeta Projekti.
Lajmin për Gazeten Projekti e ka koonfirmuar vet ai.
Leonard Llolluni është pjesë e gjeneratës së re të politikanëve që u rritën me Aleancën. Ai shërbeu për disa vjet në Komunën e Junikut si drejtor i Zhvillimit Ekonomik, ku shkëlqeu me rezultate shumë të larta, veçanërisht në promovimin e turizmit në Junik.
I përkushtuar dhe i përgjegjshëm në punë, ai fitoi besimin e elektoratit junikas, duke dalë më i votuari në zgjedhjet nacionale të vitit 2021, ndërsa në zgjedhjet e fundit partiake, ai mori udhëheqjen e Aleancës në Junik.
Leonardi gjithashtu do të jetë kandidat për kryetar Komune në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vitin 2025 në Junik nga radhët e AAK-së, dega në Junik.