970×90
970×90

Ekskluzive: Labinot Tahiri i bashkohet AAK-së

Ekskluzive: Labinot Tahiri i bashkohet AAK-së



Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i është bashkuar edhe një deputet në grup parlamentar.

Bëhet fjalë për Labinot Tahirin. Kjo është konfirmuar nga deputeti i Ferizajt.

“Po, kam kaluar në grupin parlamentar të AAK-së, mirëpo s’jam larguar nga AKR-ja”, ka thënë shkurt Tahiri për Indeksonline.

Ndryshe, partia e Ramush Haradinajt tani ka gjithësej 13 deputet në GP.

Ahmet Isufi, Daut Haradinaj, Teuta Haxhiu,  Shkumbin Demaliaj, Time Kadrijaj, Blerim Kuçi, Rasim Selmanaj, Donika Kadaj – Bujupi, Emilija Redžepi, Muharrem Nitaj, Gani Dreshaj si dhe Bekë Berisha, janë anëtarët e AAK-së. 

Kësisoj, subjekti i Haradinajt del të jetë e katërta me numër të deputetëve. 

LDK – 25, PDK – 22, LVV – 19 si dhe PSD – 12. 

Related posts