Kur lufta e Kosvës kishte përfunduar dhe ishin mbajtur zgjedhjet parlamentare, Ibrahim Rugova me partinë e tij LDK, i kishte fituar 46% të votave.
Pra. LDK-ja doli fituese e zgjedhjeve të para lokale të mbajtura në vitin 2000 por edhe në zgjedhjet nacionale.
Por sado e thellë që ka qenë fitorja, lideri i saj Ibrahim Rugova, është treguar modest duke mos dhënë shenja euforie pavarësisht fitores së madhe.
Në këtë video, shihet se si lideri i LDK-së festonte fitoret e zgjedhjeve brenda rezidencës së tij me një grup të ngushtë bashkëpunëtorësh, në momentin që dalin rezultatet e zgjedhjeve.
Ajo, çfarë bie në veshë është edhe drejtimi kur Ibrahim Rugova i drejtohej bashkëpuntorëve se “A e lexuat atë qenin”. Burime të portalit Gazeta Projekti marrin vesh se Rugova e kishte pasur fjalën për gazetarin Veton Surroi.
Fitorja e LDK-së në atë kohë ishte 46% apo mbi 334 mijë vota, ndërsa pas tyre radhitej PDK-ja me 25% apo mbi 184 mijë vota.