970×90
970×90

Ekskluzive: Jeton Mushkolaj kandidat i LDK-së për Deçanin – kandidatura shpallet sonte

Ekskluzive: Jeton Mushkolaj kandidat i LDK-së për Deçanin – kandidatura shpallet sonte

 

Gazeta Projekti mëson ekskluzivisht nga burimet e saj të sigurta se Jeton Mushkolaj do të jetë kandidati zyrtar i LDK-së për komunën e Deçanit në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Burimet tona brenda strukturave të LDK-së bëjnë të ditur se emri i Mushkolajt është miratuar dhe mbështetur nga dega lokale e partisë, ndërsa kandidatura e tij pritet të shpallet zyrtarisht sonte në një mbledhje të organizuar nga dega e LDK-së në Deçan.

Jeton Mushkolaj është një emër i njohur për opinionin lokal dhe është parë prej kohësh si njëri nga figurat më aktive të kësaj dege. Vendimi për ta kandiduar shihet si përpjekje e LDK-së për të rikthyer besimin dhe fuqinë politike në këtë komunë të rëndësishme.

Gazeta Projekti do të sjellë zhvillimet në kohë reale, përfshirë detaje nga shpallja zyrtare dhe reagimet që do të pasojnë këtë kandidaturë.

Related posts