
Seriali më i ndjekur vendor, “Vendlinja Ime”, i cili po vazhdon të shfaqet në RTK, ka arritë nivelin e shikueshmërisë përtej parashikimeve dhe është bërë mjaft i dashur për publikun. Shkruan Gazeta Projekti.
Tashmë dihet se ky serial, trajton ngjarjet kryesore dhe veprimtaritë në shoqërinë kosovare. Me një kaste të mrekulueshëm aktorësh, çdo episodë është më interesent ku adrenalina e ngjarjeve rritet në çdo sekond. Për të bërë edhe më atraktive serialin “Vendlindja Ime'”, aktorëve në gjirimet në vazhdim, i është bashkuar gangsteri me famë botërore, John Alite.
“Johni, ka ardhur ekstra nga Amerika dhe propozimi i rolit për serial, i ka pelqyë shumë të cilin e ka pranuar me knaqësi, shprehet aktori tjetër, Edi Lushi në një prononcim për Gazeten Projekti”.
Johni në rolin e tij i bashkohet Sokolit në përndjekjen e personave të këqinjë, ai vjen si investitor i huaj me qëllim investimin, por, telashet me haraqgjinjët e rikthejn Johnin bashkë me Sokolin në gjueti për ta. Aksion dramë dhe plotë emocione do të ndiqni në episodet e radhës. Shkruan Gazeta Projekti.