Zyrtari i Eulexit, Bengt Persson është personi i parë që i ka dhënë ndihmën Fadil Vokrrit pas sulmit që pati një orë më parë në një nga qendrat e fitnesit në Prishtinë.
Zyrtari policor i Eulexit kishte qëlluar rastësisht në qendrën e fitnesit kur kishte parë se Vokrrit i ishte vështirësuar gjendja.
Indeksonline e ka kontaktuar zyrtarin suedez i cili është mërzitur kur e mori vesh nga redaksia se Vokrri ndërroi jetë.
“Ai ka ndërruar jetë!? Jam shumë i mërzitur që po e dëgjoj këtë lajm. Ishte pa ndjenja kur unë ndërhyra. Fillova ta ndihmoj dhe më pas nisi të marr frymë. Pasi u duk se po i përmirësohej gjendja, unë e lash në duart e stafit mjekësor të cilët e transportuan në spital. Sinqerisht, më vije shumë keq. Ndihem i trishtuar” ka thënë Persson.
Indeksonline mëson se Persson si një profesionist i vërtetë i ka bërë pompa Vokrrit duke e kthyer në jetë për një çast, por që sulmi ka qenë i rëndë dhe nuk ka arritur të mbijetojë./Indeksonline/