970×90
970×90

Edhe një suksesë nga shqiptarët e Zvicrës, dy motrat nga Kosova, pjesë e spektaklit të bukurisë ‘Miss Afrika në Zvicër’

Edhe një suksesë nga shqiptarët e Zvicrës, dy motrat nga Kosova, pjesë e spektaklit të bukurisë ‘Miss Afrika në Zvicër’

Një spektakël i nivelit ndërkombëtar, ai i bukurisë do të mbahet në Zvicër këtë fundvit, ku bukuroshet nga Afrika do të zbresin në pistë për të konkuruar për kurorën “Miss Afrika në Zvicër”.

E pjesë e këtij konkursi të bukurisë do të jenë edhe dy motrat me prejardhje nga Kosova, Bernadeta Anna Nikollbibaj, “Miss Grande Kosova” dhe Lea Galliker nje modele tjetër e me suksese të mëdha në fushën e modelimit, nga kompania “worldmodel”. Anna do të jetë pjesë e jurisë, ku së bashku me profesionist të tjerë do ti vlerësoj bukuroshet nga Afrika. “Ndihem shumë e previlegjuar që do të jem pjesë e këtij spektakëli, e vlerësoj lartë ftesën nga organizatorët dhe jam shumë krenare, pasi do të jem e vetmja shqiptare e cila do ti vlerësoj bukurshet nga vendet e tjera të botës”, shprehet Anna për GazetenProjekti. Ndërsa, roli i Leas në këtë spektakël do të jetë ai i stilistes. Spektakeli i bukurisë do të mbahet me 28 Dhjetor në Zvicër. Shkruan GazetaProjekti

Related posts