970×90
970×90
970×90
970×90

Ekskluzive: Çfarë thotë për vizat dokumenti që po qarkullon në Bruksel

Ekskluzive: Çfarë thotë për vizat dokumenti që po qarkullon në Bruksel

Gazeta Express sjell versionin e fundit të draftit, ku përveç vizave adresohet edhe çështja e bisedimeve me Serbinë, si dhe çështje tjera, përfshirë thirrjen që Kosova ta përmirësojë gjendjen në fushën e sundimit të ligjit duke siguruar pavarësi të gjyqësorit.

Po ashtu në dokument, ndër të tjera, kritikohet edhe dëbimi i 6 turqve pa procedura gjyqësore.

Sa i përket vizave në këtë draft thuhet “Këshilli mirëpret ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi për kufirin në mars të vitit 2019 që përbën përmbushje të një prej kritereve kyçe për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe arritje të rëndësishme në frymën e raporteve të mira ndërfqinjësore.

Po ashtu ambasadorët e vendeve të BE’së në dokumentin që janë duke e përgatitur për Këshillin për Çështje të Përgjithshme theksojnë se “Këshilli është në dijeni për qëllimin e Komisionit Evropian për të bërë një vlerësim të kriterit të fundit të regjistrit për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe fton Komisionit që të raportojë nëse kriteret tjera janë duke u përmbushur”, thuhet në dokument.

Related posts