Këngëtari i cili po i thenë të gjitha obstruksionet muzikore shqiptare, Egzon Pireci, sonte në mbrëmje ka sjell projektin e tij muzikor të radhës. Kënga e zhanrit popullor, stil të cilin këngëtari e ka gjetë veten mjaft mirë, është punuar nga kompozitori Kushtrim Hajrullahu, i cili është pëkujdesë edhe për punimin e videoklipit.
Me një titull shumë interesant, një fjalë të cilën e përdorë populli shqiptar në momente te ndryshme “MAZAMAKEQ” tash e tutje do të jetë emertim i këngës më tē re të Egzon Pirecit, e cila pritet të jetë njëra ndërë këngët më të mira të këngëtarit. Egzon Pireci, po ashtu është edhe njëri ndërë këngëtaret më të pëlqyer i cili përformon në vendet më të mira të Prishtinës, si në Mezzeria, CaffeZ, Lobby Lounge, Bab Club, Unnion dhe në të gjitha vendet më “In” të kryeqytetit. Përcjellë Gazeta Projekti.