970×90
970×90

Egzon Pireci prek zemrat me këngën e re: “Çka me ju thanë fëmijëve”

Egzon Pireci prek zemrat me këngën e re: “Çka me ju thanë fëmijëve”

Këngëtari i njohur Egzon Pireci ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titullin “Çka me ju thanë fëmijëve”, një këngë që prek thellë dhe ngre pyetje që secili prind apo qytetar i ndërgjegjshëm ia bën vetes. Shkruan Gazeta Projekti.

Me një interpretim emocional, kënga vjen si reflektim mbi kohën në të cilën jetojmë, përgjegjësitë që bartim dhe shpresën që duam t’ua lëmë brezave të rinj. Ky projekt tregon edhe një herë maturinë artistike të Pirecit dhe përkushtimin e tij për të sjellë jo vetëm muzikë, por edhe mesazhe me peshë.

“Çka me ju thanë fëmijëve” nuk është vetëm këngë – është thirrje për ndërgjegjësim për prindërit të cilët vendosin të ndahen dhe ti braktisin fëmijët e tyre.

Projekti është realizuar me kujdes nga vet kënëgëtari

Muzika & Teksti: Egzon Pireci

Orkestrimi: Nexhat Mujovi – Wirusi

Video: BUG Production

Styling: Agnesa Miftari

Published by: Fole Publishing

Related posts