970×90
970×90
970×90
970×90

Egzon Pacolli: Njeriu i pushtetit ka përfituar grant prej 100 mijë eurosh në vitin 2022, që dy vite nuk ka punuar asgjë

Egzon Pacolli: Njeriu i pushtetit ka përfituar grant prej 100 mijë eurosh në vitin 2022, që dy vite nuk ka punuar asgjë

Aktivisti i LDK-së, Egzon Pacolli, ka vazhduar me publikimi e emrave të njerëzve të pushtetit që kanë përfituar grante nga Ministria e Bujqësisë.

Ai sot ka bërë me dije se Enver Bajrami, i afërt me VV-në, ka përfituar një grant prej 100 mijë eurosh në vitin 2022 nga ministria që udhëhiqet nga Faton Peci.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Bajrami është pronar i kompanisë Galaxy AE l.l.c.

Ai ka postuar edhe një video, ku ka treguar token që për dy vite nuk është punuar asgjë.

“Njeriu i pushtetit, Enver Bajrami, është pronar i kompanisë Galaxy AE l.l.c. Kompania e cila ka përfituar një grant prej 100 mijë eurosh në vitin 2022, nga Ministria e Bujqësisë, e udhëhequr nga Faton Peci. Ju lutem, shikoni pamjet dhe gjykoni vetë: A është punuar ndonjë gjë tash e dy vite? Ku kanë përfunduar fondet e grantit ? Po ashtu, i bëj thirrje Faton Pecit që të publikojë listën e përfituesve për vitin 2024, për Masën 1, Nënmasën 1.1a – Arra dhe lajthia. Pse nuk po e publikon? Çfarë po fsheh? 7 raste 700 mijë euro”, ka shkruar ai.

Related posts