
Edu Aguirre, gazetar i “El Chiringuito de Jugones” dhe shok i ngushtë i Cristiano Ronaldos, ka konfirmuar mbrëmë se 33 vjeçari tashmë është jashtë Real Madridit – “do t’i thotë lamtumirë klubit ku fitoi gjithçka”.
Sipas tij, mbetet vetëm të arrihet marrëveshja mes Juventusit dhe klubit spanjoll, që tani kërkon më shumë se 100 milionë euro.
Florentino Perez insiston të përfitojë së paku 150 milionë nga shitja e njeriut që për nëntë vite në “Santiago Bernabeu”, fitoi katër trofe të Champions League dhe katër çmimi “Topi i Artë”.
“Cristiano po shkon, është jashtë Madridit, po largohet, kaq”, u shpreh Aguirre.
“Kam fol me të edhe ai e di se tashmë s’ka kthim prapa, është jashtë Madridit”.
“Më dhemb shumë… më shumë më dhemb qe pas pak kohe njerëzit do të mendojnë se ai dëshiroi me të vërtetë të largohet dhe se për të ka përfunduar një epokë dhe se dëshiron të ndryshojë diçka:, shtoi ai në “Jugones”.
“Por, nuk është kështu, Cristiano ndien se strategjia e klubit për ta larguar funksionoi, tashmë u realizua. Shumë do të thonë se është çmenduri se duhet te qëndrojë e mos ta bëjë këtë, jo për para e gjëra tjera. Mos harroni se edhe Cristiano mendon “pse më duhet te ndërrojë ambient, këtu kam familjen të lumtur, klubin që dua, më pëlqen Madridi. Ai e di se në Juve nuk do ta ketë si në Madrid”.
“Por, vendimet përfundimtare varen në atë që ndien. Dhe për këtë Ronaldo ndien se në shtatë muajt e fundit nuk është trajtuar mirë. Nuk është ndier mirë gjatë gjithë kohës duke pyetur për Neymarin. Kur e fitoi Topin e Artë Perez atë natë foli për Neymar, janë gjëra të vogla që vendosin. Cristiano nuk vlerësohet nga Madridi, ai ndien se nuk e duan. Ai është jashtë Madridit, ka përfunduar çdo gjë”, deklaroi mes tjerash Aguirre. /Insporti.com/