Edona James ka zhvilluar një debat mjaft të zjarrtë me humoristin Gani Gërmia të premten.
Kjo pasi dyshja kanë pasur disa mospajtime gjatë javës dhe të njëjtat duket se po vazhdojnë të ndodhin edhe në ditët në vijim.
E teksa kanë debatuar ashpër të premten, Edona në një moment i është drejtuar Ganiut duke i thënë “Ti je spiun”.
Ajo nuk është ndalur me kaq, pasi e njëjta i ka thënë “i pafytyrë” dhe “Ti je dy kilogramë njeri”, duke iu referuar peshës së tij.
Edona dhe Ganiu përndryshe janë dy prej banorëve më të preferuar të publikut, së bashku me Bleron – pasi ata rezultuan më të votuarit në televotimin e parë.
Përndryshe njëri prej të nominuarve që janë: Brikenda, Shqipja, Meti Alshiqi, Blerando, Ledi Vokshi dhe Ylli Dervishi, do të lërë shtëpinë mbrëmjen e së premtes.