970×90
970×90
970×90
970×90

Edona James arrin shifrën prej një miliard shikimesh në TikTok – banorja më e kërkuar e këtij edicioni në rrjetet sociale

Edona James arrin shifrën prej një miliard shikimesh në TikTok – banorja më e kërkuar e këtij edicioni në rrjetet sociale

Edona James, e njohur tashmë si një ndër banoret më karizmatike të Big Brother VIP Kosova, ka shënuar një arritje të re në botën e rrjeteve sociale.

Që nga hyrja e saj në shtëpinë e Big Brother, popullariteti i saj ka shkuar në nivele të larta, me “hashtagun” e saj që ka arritur mbi një miliard shikime në TikTok.

Kur kërkohet në TikTok, emri i Edona James ndiqet nga një numër mahnitës i shikimeve, reflektim i interesit të madh që ka zgjuar ajo te audienca.

Video nga pjesë të ndryshme të përditshmërisë së saj brenda shtëpisë të Big Brother VIP Kosova kanë mbledhur jo vetëm shikime masive, por edhe mijëra komente nga ndjekësit, duke bërë që Edona të jetë një prej personazheve më të diskutuara dhe të njohura të formatit.

Foto: Edona James/TikTok

Arritja e shifrës prej një miliard shikime është një dëshmi e qartë e ndikimit dhe popullaritetit që ka Edona në platformën e njohur të videos së shkurtër.

Ky sukses i jashtëzakonshëm e vë atë në një pozitë unike dhe e bën të dallohet si pioniere në mesin e banorëve të shtëpisë së famshme, duke shënuar një rekord të vështirë për t’u arritur nga të tjerët. /Telegrafi/

Edona James (Foto: Big Brother VIP Kosova)

Related posts