
Edon Zhegrova ka refuzuar ofertën e Dijon.
21-vjeçari i Kombëtares së Kosovës raportohet se ka refuzuar kontratë 5-vjeçare për të luajtur në Ligue 1 te klubi i Dijon.
Ai e ka kaluar në formë huazimi sezonin 2019/20 te FC Basel, ku dëshironte të transferohej përfundimisht, por klubi zviceran nuk mundi ta aktivizojë opsionin e blerjes dhe kështu lojtari u kthye te Genk.
Ëndrra e Zhegrovës është Barcelona, por para vetes ka rrugë të gjatë.