Cana ka konfirmuar për Indeksonline se është dekretuar nga ana e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe se shumë shpejtë do të fillojë me punë.
“Do të fillojë shumë shpejtë me punë vetëm sa të kryhen disa nga procedurat me shtetin e Bullgarisë. Jemi në proces”, ka thënë Cana, raporton Indeksonline.
Ndryshe Cana ishte pjesë e Ministrisë së Punëve të Jashtme, saktësisht Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Strasburg si dhe përgjegjës për rajonin e Alsas në Francë.Duhet përkujtuar se në krye të Ambasadës së Kosovës në Bullgari deri më tani ishte Shpend Kallaba.