970×90
970×90
970×90
970×90

Edia Rama, e pranon gabimin me taksën

Edia Rama, e pranon gabimin me taksën

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka pranuar në Kuvend se duhej bërë konsulta me qytetarët para vendosjes së pagesës për “Rrugën e Kombit”.

“Ajo që duhet përsëritur nga ana ime dhe e qeverisë është vetëdija për përgjegjësinë time dhe tonë për pamjaftueshmërinë e shpjegimeve dhe të sqarimeve lidhur me këtë çështje. Nuk kemi pasur intuitën e duhur për të kuptuar domosdoshmërinë e sqarimit të gjithë kësaj çështje, përpara se të vendosej sistemi i pagesës”, u shpreh Rama në Kuvend, ku e pranishme është vetëm mazhoranca, raporton tch.

Rama tha se kjo ka qenë risi dhe është nisur nga praktikat ndërkombëtare, dhe kjo ka qenë arsyeja pse ai nuk ka kryer informim më herët.

“Do ua kërkoj deri në fund sa herë të flas për këtë temë, por jemi nisur thjesht nga praktika ndërkombëtare dhe duke qenë një eksperiencë e parë, nuk kemi qenë mjaftueshmërisht të përgatitur për çfarë mund të krijonte një risi e tillë nga pikëpamja psikologjike për njerëzit e pa informuar sa duhet dhje pastaj të vendosur në shënjestrën e të tjerëve për tu përdorur si mish për top për agjendat e tyre”, tha Rama.

Ai nuk ka folur për mosbindjen civile të opozitës, pasi siç tha: “meqë opozita nuk është nuk do të merrem me pse-të dhe si-të e opozitës që e ka humbur rrugën dhe kërkon të tërheqë sa më shumë njerëz në rrugën e saj pa krye, po do të merrem me atë që është detyra jonë e ditës, shpjegimi me durim i çështjes që ka shkaktuar pakënaqësinë e banorëve të zonës së Kukësit”.

Related posts