970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Edi Rama: Zbatimi i Marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë, i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen

Edi Rama: Zbatimi i Marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë, i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se zbatimi i Marrëveshjes dhe i Aneksit të dakorduar mes Kosovës e Serbisë është e rëndësishëm për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor.

Ai ka shkruar në rrjetin social X të hënën se nuk mjafton vetëm njohja e Marrëveshjes “që është ligjërisht e detyrueshme”.

“Për të siguruar progres, Marrëveshja dhe Aneksi i zbatimit duhet të përfshihen zyrtarisht si pjesë përbërëse e proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian. Çdo vonesë për ta bërë këtë vetëm e forcon status-quonë. Dhe status-quoja në lidhje me këtë çelës strategjik për një fqinjësi paqësore, të begatë dhe evropiane në mes të Evropës nuk i shërben sigurisë së vetë Evropës”, ka thënë Rama, duke kujtuar takimin e Këshillit Evropian të BE-së më 21 mars.

Kosova dhe Serbia në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars kanë arritur marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Bashkimi Evropian publikoi në formë të shkruar marrëveshjen/planin e zbatimit që u arrit në Ohër ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Marrëveshja me 11 nene, e bërë publike më 27 shkurt, nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit

Related posts