
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Twitter ka thënë se po e “ndjek me vëmendje të madhe e shqetësim situatën e acaruar në Kosovë”.
Kryeministri shqiptar ka thënë tutje se bashkohet me qëndrimet e ShBA dhe BE që mbështesin idenë e planit franko-gjerman.
“Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA&BE🇺🇸🇪🇺🇦🇱Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe DIALOG🇽🇰🤝🇷🇸”, ka shkruar Edi Rama në Twitter.
I pari i qeverisë shqiptare thotë se i mirëkupton autoritetet e Kosovës të kenë rezerva për themelimin e Asociacionit të komunave serbe.
“Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një DIALOG I PALODHUR me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët”, shkruan Rama./Reporteri.net/