970×90
970×90
970×90
970×90

Edi Rama e propozon Vlora Hysenin për shefe të ShIK-ut, ishte shkarkuar nga AKI-ja në Kosovë

Edi Rama e propozon Vlora Hysenin për shefe të ShIK-ut, ishte shkarkuar nga AKI-ja në Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka propozuar Vlora Hysenin, si drejtore eShërbimitInformativ Kombëtar.

‘’ ot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë plotëm tëm të shërbimit inteligjent shqiptar.’– ka shkruar Rama.

Kush është Vlora Hyseni?

Vlora Hyseni e ka udhëhequr AKI-në për katër muaj, ajo ishte në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës , kur ishte shkarkuar drejtori Kreshnik Gashi, deri kur në detyrën e drejtorit të AKI-së u emërua Petrit Ajeti.

Hyseni nga informacionet e pakta që dihen për të, përshkruhet si eksperte dhe njohëse shumë e mirë e çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare dhe flet disa gjuhë të të huaja.

Edhe pse ka pak informacione sa i përket jetës së sajë, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendës drejtoreshë e AKI-së, në 28 shkurt 2019, nga ish presidenti Hashim Thaçi, për të u shkarkuar në 30 qershor 2021, nga presidentja e tanishme Vjosa Osmani.

“Vendimi për shkarkim e obligon znj. Vlora Hyseni të bëjë dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materialeve me të cilat ka qenë e ngarkuar. Gjithashtu, znj. Vlora Hyseni, sipas vendimit, obligohet që të ruaj të gjitha informacionet që ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës, pavarësisht sesi i është dhënë qasja në to apo si i ka pranuar ato, apo në çfarëdo forme tjetër ka arritur të posedoj informacione të klasifikuara.” – thuhej në në njoftimin e presidencës.

Related posts